Nuk mund ta besoni çfarë thotë Fisniku kundër Fjolla Morinës
Këngëtarja Fjolla Morina dhe biznesmeni i njohur Fisnik Syla së fundmi kanë qenë ndër më të përfolurit në mediat rozë për shkak të ndarjes së tyre.
Mes shumë problemeve mes dyshes nuk munguan as kunjat ndaj njëri – tjetrit.
Syla së fundmi në një intervistë të realizuar me “SyriTv” është shprehur se është penduar për martesën me këngëtaren Morina.
Ai ka treguar se nuk ruajnë më kontakte me njëri-tjetrin dhe se nuk ka dëshirë të njihet si partneri i saj.
“Unë jam Fisnik Syla, unë njihem edhe më parë në portalet Belge si një biznesmen i suksesshëm dhe si deputet në komunën ku jetoj dhe nuk kam qejf të njihem si partneri i saj”- ka treguar ai.

