Nuk mund të largohesh jashtë pa i shërbyer vendit si mjek të paktën tre vite
Studentët e mjekësisë nuk do të detyrohen të punojnë 5 vite pas diplomimit në Shqipëri, por 3.
Projektligji që sanksionon se ata nuk mund të diplomohen pa ofruar më parë shërbim shëndetësor në vendin e tyre, është rikthyer sërish për diskutim në komision, por këtë herë i ndryshuar në bazë të kërkesës që bëri Gjykata Kushtetuese, transmeton euronews.
Tashmë, drafti i ri ka reduktuar nga 5 vite punë që ishte për studentët e vitit të parë në 3 vite dhe nga 1 deri në 2 vite për studentët e viteve të tjera.
Projektligji po diskutohet në Komisionin e Arsimit dhe të Shëndetësisë për të marrë më pas miratimin në seancën e radhës në parlament.
Studentët e mjekësisë e kanë refuzuar këtë projektligj më herët, me anë të protestave dhe bojkotit.


