Nuk mundeni me la veturën më me 3 euro

Ngritjen e çmimeve të artikujve bazë e kanë përcjellë edhe disa prej aktiviteteteve tjera shërbyese.

Kështu, gati të gjitha autolarjet në Prishtinë kanë rritur çmimet për larjen e veturave.

Nga 3 euro, sa ka qenë më herët larja e një veture, tani është bërë fiks 4 euro, përcjell Buletini Ekonomik.

Ndryshe, edhe vitin e kaluar çmimet e autolarjeve kishin pasur ngritje, nga 2 euro (2019) në 3 euro.

Ngritja e çmimit ishte arsyetuar me shpenzimet që kanë autolarjet gjatë dimrit, meqë uji i nxehtë përdoret më shumë për larje.