Nuk mundesh me qenë njeri normal nëse mendon se Albin Kurti është ‘tmerri i Serbisë’
Ardian Azemi
Nuk mundesh me qenë njeri normal dhe në të njëjtën kohë me thanë se Albin Kurti është ‘tmerri i Serbisë’.
Jo vetëm që s’është e vërtetë, por është krejt e kundërta.
Kurti është realizuesi më i përkryer i projektit të akademikëve serbë për Kosovën.
Ata gjithmonë kanë thënë se Serbia fiton në momentin që arrin:
• ta përçajë shqiptarin me shqiptarin
• t’ia ftohë Kosovës raportet me SHBA-në dhe aleatët strategjikë
• ta izolojë nga Perëndimi dhe Evropa.
Të gjitha këto Kurti i ka realizuar me sukses maksimal.
Ti që mendon se Kurti është ‘tmerri i Serbisë, të pyes:
• Kur Kosova ka pasur marrëdhënie më të akullta se sot me Shqipërinë?
• Kur Kosova ka pasur raporte më të ftohta se sot me Amerikën?
• Kur Kosova ka qenë më e izoluar se sot nga Bashkimi Evropian?
• Kur Kosova ka pasur ndasi më të mëdha brenda llojit?
• Kur në Kosovë ka pasur më pak shpresë për të ardhmen se sot?
Vetëm i verbëri politik mund të mendojë se ka shqiptar që i gëzohet dështimit të kryeministrit të vet. Nuk i gëzohet as opozita, do të ishte fatale po të ishte ndryshe.
Prandaj zgjohu o tru i fjetur! Mendo për veten, për familjen tënde, për të ardhmen e fëmijëve tanë dhe për të ardhmen tonë të përbashkët.
Politikanët shkojnë e vijnë, por problemet dhe pasojat po i vuajmë të gjithë bashkë.

