Nuk paguan për karriget që i dogjën, u ndalen rrogat katër deputetëve
Kuvendi i Shqipërisë u ka mbajtur rrogat katër deputetëve të Partisë Demokratike që kanë refuzuar të paguajnë për djegien e karrigeve.
Bëhet fjalë për deputetët Gazment Bardhi, Flamur Noka, Bledjon Nallbati dhe Elda Hoti, të cilët më datë 30 shtator 2024 shkaktuan akte dhune në parlament, duke dëmtuar karrige, pajisje dhe sisteme të ndryshme elektronike.
Duke qenë se ata vetë kanë refuzuar të kryejnë pagesën për dëmin e shkaktuar, shuma iu është mbajtur nga paga e muajve nëntor e dhjetor 2024.
Sipas faturës, dëmi i shkaktuar shkon në 764 mijë lekë.

