Nuk përjashtohet mundësia për shtyrje të mësimit

Numri i madh i të infektuarëve si dhe vaksinimi i pamjaftueshëm i popullatës, përfshirë edhe mësimdhënësit, mund ta detyrojë qeverinë për shtyerje të fillimit të vitit shkollor deri më 13 shtator.

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkences dhe Kulturës Rrahman Jasharaj tha për Klankosova.tv se janë bërë përgatitjet e nevojshme për nisjen e procesit mësimor por se e respektojnë çdo vendim të institucioneve.

“Nuk kemi informacion zyrtar. Nesër do të mbahet një takim dhe aty mund të ndodh që të diskutohet edhe shtyerja e procesit mësimor. Ne i kemi bërë të gjitha përgatitjet për filimin e procesit mësimor më 1 shtator. Por, ju takon institucioneve që të vendosin për këtë. Ne e respektojmë vendimin e institucioneve”.

Jasharaj shtoi se ka provuar të komunikojë edhe me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë por se akoma nuk ka ndonjë informacion zyrtar.