Nuk po zbatohet vendimi i gjykatës që i liron pensionistët nga obligimi për t’u lajmëruar çdo 6 muaj
Ka më shumë se një muaj që Gjykata i liroi pensionistët nga obligimi për t’u lajmëruar çdo gjashtë muaj në Departamentin e Pensioneve.
Pas rrëzimit nga Supremja të disa neneve të udhëzimit administrativ, që i përfshinte të gjitha kategoritë, obligimi për paraqitje, sipas Ligjit për Skemat Pensionale të financuara nga shteti, u mbetet veç atyre që marrin pension bazik të moshës dhe atë të parakohshëm.
Por, në terren ndryshimi nuk vërehet. Të gjithë pensionistët ende lajmërohen në zyra të Departamentit Pensional dhe aty u caktohet edhe termini i radhës për paraqitje.


