Nuk respektoi vendimin e gjykatës për kujdestarinë e fëmijës, arrestohet babai

Një person në Mitrovicë është arrestuar për mospërfillje të gjykatës pasi nuk e ka kthyer në kohën e duhur fëmijën e mitur te nëna e tij, përkatësisht ish-bashkëshortja, të cilës i është besuar kujdestaria pēr fëmijën e katërt.

Rr. Osllobogjenja, Mitrovicë, 21.12.2022-17:30. Ankuesja femër kosovare ka deklaruar në polici se ish bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar me të cilin kanë katër fëmijë të mitur, tre prej fëmijëve i janë besuar në kujdestari të dyshuarit, ndërsa fëmija më i vogël i është besuar në kujdestari nënës. I dyshuari i lartcekur nuk e ka përfillur urdhrin e gjykatës me të cilin është caktuar që fëmija i vogël e merr në ditët e caktuara dhe pas katër orëve duhet ta kthej te nëna e tij. Lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit kujdestar dërgohet në mbajtje për 48 orë, thuhet në njoftimin e policisë.