Nuk respektojnë masën e ndalim vozitjes, u dyfishohet masa
Njësiti i trafikut të Stacionit Policor Gjilan me datën 22.02.2024 në kuadër të zbatimit të planit operacionel për siguri në trafikun rrugor, në pika të kontrollit të automjeteve kanë hasur tre kundërvajtës duke drejtuar automjetet edhe pse ka pasur masën e përkohshme të ndalim vozitje së mjeteve motorike.
Ndaj që të tre vozitësve veç e veç janë shqiptuar gjoba në vlerë prej treqind (300) euro dhe u është vazhduara masa e ndalim vozitjes së mjeteve motorike në afat edhe prej tre (3) muajve, thuhet në njoftim.

