Nuk të harrojnë kur je i mirë, ja kënd e rikujton pas një viti kryetari i Komunës
Sokol Haliti, kryetar i Vitisë, e ka rikujtuar ish-drejtorin Nexhmedin Jakupi, në njëvjetorin e vdekjes.
‘Sot bëhen një vit nga humbja e një drejtori shembullor dhe të një bashkëpunētori të përkushtuar e të palodhur.
Nexhmedin Jakupi asnjëherë nuk kurseu veten në asnjë moment.
Ishte një institucionalist i vërtetë dhe i gatshëm kohë e pakohë, ditën dhe natën, ditëve të pushimit dhe të festave, për t’u ofruar qytetarëve shërbimet publike.
Ishte nder dhe kënaqësi të punoja për gati tetë vite me një njeri të urtë, punëtor, të sinqertë e të afërt, siç ishte Nexhmedin Jakupi.
Ngushëllime familjes Jakupi, të afërmve, banorëve të Radivojcit, miqve, kolegëve dhe të gjithë atyre që e njohën!’ ka shkruar Haliti. /Mediafokus.info

