Nuk thonë kot ‘mali ka vesh’

Një burrë nga Kosova i bëri pritë ish-gruas së tij në bjeshkët pranë qytetit zviceran Friedhofs Brügg.

Si në skenat e filmave hollivudianë ish burri kishte marrë një thikë dhe një rrip.

Në vend që gruaja nga Brügg të merrte djalin e përbashkët me të, ajo do grabitej dhe do dërgohej në pyll.

Burri ia kishte mbyllur gojën dhe kishte filluar ta keqtrajtojë.

Por me dy gjëra nuk e kishte llogaritur skenarin burri: se viktima e tij do luftonte deri në fund dhe se në pyll ata nuk ishin vetëm, përcjell Express.

Kjo mjaftoi për dëshmi dhe që ai të shpallet më vonë i fajshëm.

Pas paraqitjes së rastit në polici, menjëherë është ngritur proced penal për ish bashkëshortin, ku me vendim të Gjykatës, tash ai është dënuar me 7 vjet e gjysmë burg. (foto ilustrim).