Nuk u mbijeton lëndimeve nga zjarri, vdes pas tri ditësh në QKUK
Ka ndërruar jetë në QKUK një grua nga Peja, e cila ishte duke u trajtuar si pasojë e lëndimeve të marra nga zjarri.
Vitomiricë, Pejë, 29.03.2023 – 14:00. Raportohet se viktima femër kosovare, e cila ka qenë duke u trajtuare në QKUK si pasojë e lëndimeve të marra nga zjarri, me datën 01.04.2023 ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i viktimës i është liruar familjarëve, thuhet në njoftim.

