Nuk u ndalet policëve, i lëndon ata me veturë dhe largohet nga vendi i ngjarjes
Dy zyrtarë policorë në Gjilan kanë marrë lëndime nga një veturë në lëvizje, pasi drejtuesi i saj nuk ka zbatuar urdhrin për t`u ndalur.
Rasti po trajtohet si ‘sulm ndaj personit zyrtar’.
Rr. Agim Rashiti, Gjilan 31.08.2022 – 16:48. Lëndime trupore kanë pësuar dy zyrtar policor pasi të njëjtit kishin tentuar të ndalonin një veturë në lëvizje, por drejtuesi i veturës nuk ishte ndaluar, kishte vazhduar lëvizjen duke i përplasur. Zyrtarët policor kanë marrë tretman mjekësor. I dyshuari gjendet në arrati, thuhet në njoftimin e policisë.

