Numër i jashtëzakonshëm i pacientëve po trajtohen në spitale

Numër i jashtëzakonshëm i pacientëve po trajtohen në spitale. Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar (SHSKUK) Valbon Krasniqi, ka paralajmëruar të premten se gjatë muajit mars mund të tejkalohen të gjitha kapacitetet spitalore, për shkak të rritjes së numrit të rasteve me koronavirus në javët e fundit.

Gjatë takimit të Komitetit për menaxhim të pandemisë së koronavirusit, Krasniqi ka thënë se vetëm gjatë tre javëve të fundit, ka pasur rritje prej 66 për qind të pacientëve që janë hospitalizuar. Ai ka njoftuar se aktualisht janë 798 pacientë të shtrirë në klinikat rajonale dhe në ato të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

“Nëse vazhdon ky trend i rritjes e të hospitalizuarve, mbase brenda muajit mars do të tejkalohen kapacitetet e planifikuara”, ka deklaruar ai.