Numër i madh i pacientëve në Spitalin e Gjilanit po trajtohen me oksigjeno-terapi

Në Spitalin e Gjilanit deri në këtë moment janë të shtrirë 93 pacientë, shkruan gazeta online Mediafokus.info.

Drejtori klinik i këtij Spitali, Dr. Ukshin Ismaili, ka bërë të ditur për Mediafokus.info se të konfirmuar me COVID-19 janë 62 pacientë, 27 pacientë të tjerë të shtrirë aty po e presin rezultatin për virusin, ndërkaq 4 prej tyre kanë rezultuar negativë.

Ismajli bëri të ditur, po ashtu, se 71 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjeno-terapi.

Ndryshe, sipas krerëve të Komunës së Gjilanit, gjendja e përgjithshme në këtë komunë që nga fillimi i pandemisë është kjo: nga 5923 mostra, 2060 persona kanë rezultuar pozitivë në total, 1461 të shëruar, 538 raste aktive, 62 të vdekur, 74 në hospitalizim dhe 225 mostra në pritje për rezultat./Mediafokus.info/

——————

(Ndalohet rreptësisht kopjimi apo përdorimi i këtij shkrimi apo pjesëve të tij, nga mediat tjera. Prona intelektuale mbrohet sipas ligjeve në fuqi)