Numër i madh i turistëve nga Kosova në Shqipëri edhe në javën e parë të shtatorit
Numër i madh i turistëve nga Kosova në Shqipëri edhe në javën e parë të shtatorit.
Vetëm gjatë javës së parë të këtij muaji, mbi 100 mijë qytetarë nga Kosova janë nisur drejt bregdetit shqiptar.
Në të dhënat nga policia e Kufirit dhe Migracionit, mbi 100 mijë qytetarë kanë hyrë në Shqipëri vetëm përmes pikës kufitare Morinë, shkruan ATSH.
Ndërkohë, raportohet që vijohet të punohet me procedurë të përshpejtuar e me kapacitet të plotë, me 6 sportele.

