Numër rekord i qytetarëve të Gjilanit po i presin rezultatet për COVID-19 

Komiteti komunal i Gjilanit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, pas publikimit të rasteve të reja, do të vazhdojë ta menaxhojë situatën me pandeminë, duke përfshirë të gjithë mekanizmat komunal dhe regjional.

Komiteti komunal, në përputhje me vendimin e ri të Qeverisë së Kosovës, do t’i marrë të gjitha masat për parandalim të përhapjes së virusit, njofton kumtesa komunale, transmeton Mediafokus.info.

Komiteti apelon qytetarët dhe subjektet afariste që t’i përbahen vendimit të fundit të qeverisë, qëllimi i të cilit është për ruajtjen e shëndetit publik.

Komiteti do t’i mbikqyrë në përpikmëri subjektet afariste të prekura me vendimin e ri, përmes inspekcionit komunal dhe mekanizmave shtetëtorë.

Gjendja e përgjithshme në Gjilan që nga fillimi i pandemisë është si vijon: 1604 të infektuar në total, 1232 të shëruar, 52 të vdekur, 320 raste aktive, të hospitalizuar që janë të konfirmuar me COVID-19 janë 28, ndërkaq mostra në pritje janë 294./Mediafokus.info/