Numërohen mbi 66% të votave me postë: Këto janë rezultatet
Komisoni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë përditësimin e fundit nga numërimi i votave me postë.
Aktualisht, janë të numëruara më shumë se 66% e votave me postë.
Lëvizja Vetëvendosje ka 52.72%, apo mbi 21 mijë e 100 vota.
Lidhja Demokratike e Kosovës vazhdon të befasojë, me afër 30% të votave nga diaspora, apo mbi 12 mijë vota.
PDK-ja ka rreth 8% apo 3 mijë e 200 vota, kurse AAK-ja ka 3.32%.


 
 
						 
						