Numri i rasteve aktive me Covid në Kosovë – mbi 27 mijë

Kosova po përballet me shifra të larta të rasteve aktive me Covid-19, ndërkohë që edhe vdekjet nuk janë të pakta. Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se momentalisht janë 27.4040 raste aktive.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 115,657, ndërsa nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 2,503 persona.

Sa i përket vaksinimit, deri tani, në të gjitha qytetet e Kosovës, janë dhënë 841.591 doza. Në anën tjetër, numri i vaksinave të shpërndara përgjatë kësaj kohe ka shkuar në 15 mijë e 835, duke e dërguar në 557 mijë e 322 numrin e atyre që e kanë pranuar të paktën njërën dozë, ndërsa 284 mijë e 269 veçse i kanë pranuar të dyjat./Mediafokus.info