Numri i rasteve të reja me Covid shkon në 92
Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në 24 orët e fundit 90 raste kanë rezultuar pozitiv.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 15.221 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 428.818 doza të vaksinës.
Deri më sot 146.215 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 3.788 testime, 92 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 16 qytetar, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.657.
Në total numri i rasteve aktive është 442.

