Nusja dhe dhëndri rruajnë kokën në mes të ceremonisë, arsyeja ishte e fortë

Një çift i sapomartuar ndau në rrjetet sociale videon e tyre ndërsa rruanin kokën përpara të ftuarve gjatë ceremonisë së martesës, në vend që ta hapnin dasmën me vallëzimin tradicional.

E gjitha kjo ndodhi për të treguar solidaritet me nënën e nuses, e cila është duke u kuruar nga një tumor.

Videoja prekëse u shpërnda me shpejtësi në rrjet dhe ka përlotur mijëra ndjekës anembanë botës.