Nutricistja Blerina Bombaj: Ja çfarë fshihet pas këtij produkti që shqiptarët e konsumojnë shumë

Nutricionistja e njohur shqiptare, Blerina Bombaj, thotë se shqiptarët e preferojnë dhe e konsumojnë shumë këtë produkt, por ja se çfarë fshihet pas tij.

Konsumimi i mishit të përpunuar, si proshuta, sallami, salcicet, kremvicet etj. është i lidhur me rrezikun më të lartë ndaj kancerit, diabetit tipi 2 dhe semundjeve kardiovaskulare, thotë Bombaj.

Ndërsa, konsumimi i tepërt i mishit të kuq, lidhet shpesh me infarktin, goditjet në tru, diabetin dhe disa tipe të kancerit.

Nëse doni të zvogëloni sasinë e mishit, veçanërisht atij të kuq e të përpunuar, në dietën tuaj duhet të ulni sasinë e servirjes. Ushqimet që sigurojnë proteina duhet të zënë jo më shumë se 1/4 e pjatës.

Nëse proteinat i merrni zakonisht nga mishi i kuq, rreth 85 gramë do ishte sasi e mjaftueshme.

Por, ajo sugjeron që proteinat t`i zevendesoni me ushqime të tjera.

“Bëhuni të vetëdijshëm mbi prezencen e mishit të kuq e atij të përpunuar në dietë. Mund ta zëvendësoni atë me zgjedhje më të shëndetshme, si me fruta deti, mish pule, fruta/perime, fasule/thjerreza etj”, thotë nutricistja Bombaj.