Nxehet debati, Zemaj i thotë ‘po gënjen’ gazetares

Ka ‘eskaluar’ debati në TV Dukagjini, përderisa ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, po përballet me analistër, raporton Mediafokus.info.

Në një rast, gazetarja Xheneta Asllanaj ka thënë se në “klinikën infektive po vdesin njerëzit nga mungesa e oksigjenit”, teksa ka pasuar përgjigja e ashpër e Zemaj.

“Kjo është gënjeshtër e kulluar”, i tha Zemaj gazetares.

“Kërko falje për këtë. Ky është kualifikim. Askush s’ka vdekur nga mungesa e tretmanit mjekësor”, ka shtuar ministri i Shëndetësisë./Mediafokus.info/