Nxënës të të gjitha komuniteteve në projektin ‘Së bashku drejt synimit për të ardhmen’
Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësiti Policisë në Komunitetit të Stacionit Policor Gjilan, në vazhdën e implementimit të projektit ,,Së bashku drejt synimit për të ardhmen’’ bashkë me 30 nxënës shqiptarë, serbë, turq, romë të klasave VII e VIII, si dhe anëtarë nga Këshilli Lokal për Siguri Publike dhe zyrtarë nga Drejtoria e Arsimit në Gjilan ka vizituar kampin ushtarak të KFOR-it turk ,,Sulltan Murat’’ në Prizren.
Iniciativa për këtë vizitë është përkrahur nga KFOR-i turk me seli në Gjilan, Këshilli Lokal për Siguri Publike i lagjes ,,Avdullah Presheva’’ Gjilan dhe Drejtoria e Arsimit në Gjilan.
Qëllimi i këtij projekti është që nxënës së bashkohen nga shkollat dhe komunitetet e ndryshme të vizitojnë një kamp ku do të kenë mundësinë më për së afërmi të njoftohen me misionin dhe punën e KFOR-it dhe të diskutojnë së bashku për tema të sigurisë, përvojë të cilën njëkohësisht të ndajnë edhe tek bashkëmoshataret e tjerë, thuhet në njoftim.

