Nxënësi i shpëton rrëmbimit nga një veturë në lëvizje
Dy persona të panjohur kanë tentuar ta rrëmbejnë një nxënës në Prishtinë, derisa ai po kthehej nga shkolla, njofton policia përmes raportit 24 orësh.
Prishtinë 15.02.2022 – 10:30. Është raportuar se viktima mashkull kosovar i mitur derisa kishte qenë duke ecur këmbë në rrugë pasi ishte dalë nga shkolla ishte kanosë dhe tentuar të futet me dhunë në një veturë në lëvizje nga dy meshkuj të panjohur. Viktima kishte arrit të largohet dhe në veturën e të dyshuarve kishte vërejtur se kishte qenë një armë e gjatë. Rasti vazhdon të hetohet. (foto arkiv)

