Nxënësi thotë se u godit nga mësuesja, ajo mohon

Policia ka intervistuar një mësuese në Prishtinë nën dyshimin se ka sulmuar një nxënës. Ankuesja ka njoftuar se djali i saj i mitur është goditur nga mësuesja e shkollës dhe pas ka pasur nevojë trajtim mjekësor.

Mirëpo një gjë e tillë, sipas policisë, nuk është pranuar nga mësuesja.

Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Prishtinë 05.11.2021 – 10:50. Ankuesja kosovare ka njoftuar se djali i saj i mitur është goditur nga mësuesja e shkollës. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. E dyshuara është intervistuar dhe e njëjta nuk ka pranuar se e ka goditur viktimën. Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.