Nxënësit e bokotojnë shkollën, e duan mësuesen Albina
Kanë kaluar dy javë që kur ka filluar procesi mësimor, por jo për të gjithë nxënësit. Ata të shkollës fillore ‘Kirili dhe Metodi’ vijojnë të qëndrojnë jashtë bankave mësimore, pasi ende nuk është gjetur gjuha e përbashkët mes drejtoreshës dhe prindërve në lidhje me largimin e afro 10 arsimtarëve nga puna.
‘Po vijojnë të mblidhen të gjitha informatat në teren dhe pas përfundimit të inspektimit do të dalim edhe me detaje konkrete’ – ka thënë për Tetova Sot në një përgjigje me shkrim drejtori i Inspektoratit të Arsimit, Ardian Musliu.
Siç e dimë fshesa e Bilall Kasamit, në shtator mori mbi 20 arsimtarë të cilët u larguan nga puna dhe që atëherë prindërit e nxënësve të kësaj shkolle fillore u ngritën në protestë.
Mësohet se zëvendësimet e pranuara nga ana e drejtoreshës, akoma nuk kanë kontrata valide për punë.

