Nxënësit e Mjekësisë në Gjilan do t’i ndjekin mësimet në objektin e Ekonomisë

Nxënësit e Mjekësisë në Gjilan, nga e hëna mësimet do t’i ndjekin në objektin e shkollës Ekonomike.

Klasat e 12-ta mësimin e fillojnë nga ora 11:00, ndërsa klasat e 10-ta dhe të 11-ta nga ora 15:00.

Njoftimin e ka dhënë drejtoria e shkollës.

Njoftohen nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollës sonë, se nga e hëna mësimin do ta zhvillojnë në objektin e shkollës ekonomike.

Klasat XII mësimin e fillojnë nga ora 11.00, kurse klasat X dhe XI nga ora 15.00, thuhet në njoftim./Mediafokus.