“O gyrbet i randë si guri…” – dedikimi i këngëtares Shkurte Fejza për viktimat e mërgimit

Ngjarja tragjike e mërgimtarëve kosovarë e ka prekur thellë këngëtaren Shkurte Fejza, e cila ka bërë edhe këngë në të kaluarën për gurbetçarët dhe një pjesë të mirë të karrierës e ka të ndërlidhur me ta.

Ditë zie e pikëllimi për Kosovën, ka shkruar Shkurte Fejza.

“O gyrbet i randë si guri, para kohe bjen pleqninë, treten vitet por si gruri, jeta e vdekja afer rrinë”…

Por, kësaj radhe nuk e pritët as pleqërinë ju njerëz shpirtbardhë që nga malli e gëzimi, nga dashuria e përmallimi për vendlindjen e njerëzit tuaj iu ndërpre rruga, iu ndërprenë ëndërrat dhe përfunduat tragjikisht në mes të rrugës duke na pikëlluar të gjithëve.

Prehuni në paqen e përjetshme në tokën e Atdheut tuaj që aq shumë e deshtët dhe sakrifikuat shumë për këtë vend të bekuar.

Ndajmë dhembjen me familjarët, të afërmit dhe gjithë popullin e Kosovës për këtë tragjedi”.