“O militant, ti rropatesh punë, Naser Hafizi pasurohet”: Mehmetaj nxjerr edhe një detal për zyrtarin e arrestuar

Gazetari Lirim Mehmetaj nxori edhe një detaj nga dosja e prokurorisë për Naser Hafizin, zyrtarin e lartë që u arrestua në Ministrinë e Mjedisit dhe Infrastrukturës që udhëhiqet nga Liburn.

Hafizi rezultoi që – ndonëse vetëm 732 euro pagën, dhe pa të hyra tjera – vetëm në një periudhë një vjeçare kishte blerë katër banesa dhe kishte qarkulluar plot 400 mijë euro në bankë vetëm në muajin shkurt.

Por, Mehmetaj publikoi edhe një fragmet nga dosja e prokurorisë ku thuhet se Hafizi “ka blerë edhe pasuri të paluajtshne të tjera”.

Postimi i Mehmetajt:

Veç edhe qeta shkurt:

Qysh po tregon dosja e Prokurorisë, Naser Hafizi për 11 muaj i ka ble 4 banesa, poooor

edhe prona të tjera.

Pra, ka prona hala ky.

A rrogën 732 euro.

A po kupton o militant? Ti rropatesh në punë, Hafizi pasurohet e ti varfërohesh.

Hajvan, hapi sytë.