Obiliq: Gjendet i vdekur në lumë një fëmijë 5 vjeç
Është gjendur pa shenja jete në lumë një fëmijë rreth pesë vjeç në fshatin Raskovë të Obliqit.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, me ç’rast ka vijuar kërkimet dhe gjurmimet në terren. Rreth orës 20:30 është raportuar për gjetjen e trupit të fëmijës por fatkeqësisht pa shenja jete”, tha Borovci për Klankosova.tv

