OBSH: Kina nuk e studioi siç duhej origjinën e COVID-19-it muajt e parë të pandemisë

Kina nuk e ka hetuar siç duhej origjinën e Covid-19 gjatë tetë muajve të parë të pandemisë, sipas një raporti që ka rrjedhur nga OBSH.

Shkencëtarët nga agjencia e OKB-së paralajmëruan po ashtu që Pekini nuk po ndante të dhëna, pavarësisht se shefi i OBSH, Dr. Tedros këmbëngul se po hidheshin bazat për të identifikuar origjinën e virusit.

Raporti vjen mes reagimeve në OBSH lidhur me hetimin e bërë së fundmi në Wuhan, që mbështeste teoritë e shtyra nga Pekini se virusi ka nisur jashtë Kinës.

Hetuesit e OBSH-së, të udhëhequr nga Peter Embarek, vizituan Wuhan-in mes 10 korrikut dhe 3 gushtit të vitit të kaluar si pjesë e një “ekipi të avancuar” për të ngritur më pas një hetim më të gjerë që u bë në janar.