OBSH: Kufizimet e udhëtimit dhe provat e vaksinimit nuk nevojiten më, Kosova vepron ndryshe
Kufizimet ndërkombëtare të udhëtimit, shkaku i pandemisë, duhet të lehtësohen ose të hiqen krejtësisht, sipas rekomandimeve të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).
Ndalimet e udhëtimit “nuk janë efektive në shtypjen e përhapjes ndërkombëtare (siç tregohet qartë nga përvoja e Omicron)”, thuhet në një deklaratë të OBSH.
Si rezultat, këshilla e re është që të “heqin ose lehtësojnë ndalimet e trafikut ndërkombëtar, pasi ato nuk ofrojnë vlerë të shtuar dhe vazhdojnë të kontribuojnë në stresin ekonomik dhe social” të disa vendeve.
Në vend të ndalimeve të udhëtimit, thuhet se duhet të ketë “masa udhëtimi” për të kontrolluar përhapjen e virusit.
Shfaqja e statusit tuaj të vaksinimit ose dëshmia e një testi negativ në kufi ka qenë normë për muajt e fundit ndërsa ne përpiqemi të ringjallim industrinë tonë të udhëtimit, shkruan scan.
Por tani OBSH po pretendon se kjo kërkesë mund të mos jetë më “rruga e vetme” drejt udhëtimit ndërkombëtar.
Ajo rekomandon një “qasje të bazuar në rrezik” në vend të kësaj e cila do të përfshinte “heqjen ose modifikimin e masave, të tilla si testimi dhe/ose kërkesat e karantinës, kur është e përshtatshme”.
Kosova është vendi që i ka rikthyer masat e ashpra të kufizimit të lëvizjes, edhe pse në krye të Shëndetësisë ka një mjek më përvojë dhe renome ndërkombëtare.
Duket se në Kosovë edhe ai mendon e vepron me mentalitet vendorë.

