OBSH me mesazh për të rinjtë: Po rrezikoni jetën e njerëzve tuaj
Njerëzit të cilët nuk janë të vetëdijshëm se janë të infektuar, po përhapin koronavirusin me shpejtësi.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH), përqindja e të rinjve me Covid-19 është duke u rritur. Ata janë duke vënë në rrezik jetën e njerëzve me të cilët po shoqërohen.
“Epidemia po ndryshon”– tha drejtori rajonal i OBSH-së , Takeshi Kasai.
“Ajo që ne po vëzhgojmë nuk është thjesht një ringjallje e koronavirusit. Ne besojmë se është një sinjal se kemi hyrë në një fazë të re të pandemisë”– shtoi ai.
Disa vende europiane, përfshirë Francën dhe Spanjën kanë parë që numri i rasteve me Covid-19 është rritur ndjeshëm në dy javët e fundit.
Qeveria i ka bërë thirrje qytetarëve të tregohen të kujdesshëm, veçanërisht të rinjve të cilët nuk janë duke ndjekur udhëzimet e nevojshme.

