OBSH: Nëse plotësohet ky kusht, izolimi i Europës mund të shmanget
Drejtori rajonal i OBSH-së për Europën, Hans Kluge, ka deklaruar se izolimi i ri është i shmangshëm, nëse shumica dërrmuese e popullsisë i përdor maskat, transmeton Mediafokus.info.
“Izolimet janë të shmangshme, unë qëndroj prapa pozicionit tim se izolimet janë masa e fundit. Nëse përdorimi i maskave do të shkonte në 95 për qind, izolimet nuk do të ishin të nevojshme”, tha ai.
Kluge theksoi se se shkollat fillore duhet të mbesin të hapura, duke theksuar se adoleshentët nuk janë duke e udhëhequr përhapjes e koronavirusit dhe se mbyllja e shkollave nuk është efektive në parandalimin e përhapjes./Mediafokus.info/

