Odaloviq: Amerikanët u larguan nga kudo që ishin, Prishtina duhet të mendojë për këtë
Sekretari i Përgjithshëm i Asamblesë Kombëtare të Serbisë, Veljko Odaloviq, ka deklaruar se pasi amerikanët u tërhoqën nga Afganistani, kjo do të thotë se talibanët kanë mposhtur Shtetet e Bashkuara dhe britanikët dhe të gjithë ata që kanë luftuar kundër tyre.
“Kudo që ishin amerikanët, ata u larguan nga ai vend, dhe Prishtina duhet të mendojë për këtë…“, tha ai për RTS, transmeton Klankosova.
Kryengritësit talibanë, të cilët kontrollojnë gati dy të tretat e Afganistanit, kanë hyrë në kryeqytetin Kabul dhe kanë pushtuar pallatin presidencial. Ata njoftojnë se do të shpallin Emiratin Islamik të Afganistanit, por premtojnë se nuk do të hakmerren ndaj askujt.
Presidenti i Afganistanit është larguar tashmë nga vendi.

