Për performancën e tij të jashtëzakonshme akademike dhe profesionale, Kapiten Raci është nderuar me çmimin “Distinguished International Honor Graduate”, një nga vlerësimet më të larta që u jepet pjesëmarrësve ndërkombëtarë në këtë program të avancuar ushtarak.

Ky çmim dëshmon përkushtimin, disiplinën dhe nivelin e lartë të përgatitjes që ai ka shfaqur gjatë gjithë trajnimit.

Ky sukses nuk është vetëm arritje personale për Kapiten Racin, por një pasqyrim i vlerave dhe profesionalizmit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në skenën ndërkombëtare.

Ai ka ngritur lart emrin e FSK-së dhe të Kosovës, duke forcuar më tej reputacionin e vendit në raportet e sigurisë dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

Një arritje e tillë shënon një hap të rëndësishëm në zhvillimin e mëtejshëm të kapaciteteve profesionale të FSK-së dhe në thellimin e partneriteteve strategjike të Kosovës me vendet aleate.