“Oj teze, a po na bahet trusti sot”

Deputeti Ardian Kastrati (PDK) u ka bërë thirrje deputetëve të pozitës që të votojnë nismën për tërheqjen e 30 përqind të trustit.

Por, derisa ai po e bëntë këtë thirrje, i është drejtuar një deputetje, duke i thënë “në emër të asaj frizeres që ta ka ba frizurën që po kesh sot…votojeni trustin”.

Më pas ka vazhduar duke thënë “oj teze ti që po kesh, a po na bahet trusti sot? Voto bre teze, amani t’koftë”.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka kërkuar nga deputetët të mos flasin për pamjen fizike.