Oksigjenoterapia dhe roli i saj
Oksigjenoterapia është një trajtim mjekësor që konsiston në administrimin e oksigjenit shtesë për pacientët që kanë vështirësi në frymëmarrje ose nivele të ulëta të oksigjenit në gjak (hipoksemi).
Ky trajtim përdoret për të përmirësuar oksigjenimin e indeve dhe organeve të trupit.
Kur përdoret ?
– Sëmundje pulmonare kronike (si COPD, astma e rëndë)
– Pneumoni
– Insuficiencë respiratore
– Pas operacioneve kirurgjikale
– Në raste të sëmundjeve kardiake
– Covid-19 ose infeksione të rënda respiratore
Mjetet e administrimit:
– Kanulë nazale (në hundë)
– Maskë oksigjeni
– Maskë me rezervuar
– Ventilator për pacientët në gjendje të rëndë
Masat e sigurisë:
– Mbaj larg burimeve të zjarrit (oksigjeni përshpejton djegien)
– Mos përdor produkte me vaj afër pajisjeve
– Pajisjet duhet kontrolluar rregullisht
Qëllimi: Rritja e nivelit të oksigjenit në gjak për të parandaluar dëmtimin e organeve vitale dhe përmirësimin e cilësisë së jetës te pacientët kronikë.
Dallimi i oksigjen nga ai vend në atë arterial
Dallimi midis oksigjenit venoz dhe oksigjenit arterial qëndron në përqindjen e oksigjenit që gjaku mbart para dhe pas furnizimit të indeve me oksigjen:
Gjaku arterial (PaO₂, SpO₂):
– Vjen nga mushkëritë, është i pasur me oksigjen.
– SpO₂: 95–100%
– PaO₂: 75–100 mmHg
– Ngjyra: E kuqe e ndezur
Gjaku venoz (PvO₂, SvO₂):
– Vjen nga indet, pasi u ka dhënë atyre oksigjen.
– SvO₂ (saturimi venoz qendror): 60–80%
– PvO₂: ~40 mmHg
– Ngjyra: E kuqe e errët
Dallimi tregon sa oksigjen përdor trupi.
Në gjendje kritike, diferenca mes arterial dhe venoz mund të rritet – një shenjë që indet po marrin më pak oksigjen.
Kur trupi vuan për oksigjen ( hipoksia), ndodhin këto faza dhe pasoja:
1. Faza e hershme (hipoksia e lehtë):
– Lodhje, konfuzion, frymëmarrje e shpejtuar, djersitje, rrahje të shpejta zemre.
2. Faza e përparuar:
– Lëkura bëhet blu (cianozë)
– Humbje përqendrimi, marramendje, të përziera
– Humbje vetëdijeje
3. Faza kritike (hipoksia e rëndë):
– Truri dëmtohet pas vetëm 4–6 minutash pa oksigjen → dëmtim i përhershëm neurologjik
– Zemra mund të ndalojë (arrestit kardiak)
– Veshkat dhe mëlçia dështojnë në mungesë të oksigjenimit
– Dëm i përgjithshëm i indeve → multi-organ failure
Organet më të ndjeshme ndaj mungesës së oksigjenit:
– Truri – më i rrezikuari
– Zemra
– Veshkat
Prandaj, reagimi i shpejtë në mungesë oksigjeni është jetik për të shmangur dëme të pakthyeshme.
Sabedin SHERIFI-DNP MIK
Specialist për emergjencë dhe kujdes intensiv
