Olsa i kundërpërgjigjet Alketës për kritikat ndaj BBVK: “Mbretëresha e programeve të vyshkura”
Mesa duket, një dramë e re ka lindur! Olsa Muhameti, producentja e “BBVK” i është kundërpërgjigjur ashpër Alketa Vejsiut, e cila u shpreh se nëse do të ishte producente, do të ngrinte nivelin në “BBVK”.
Më tej, Olsa u shpreh:
“Gjithsesi të sfidoj, po kam frikë se do humbësh si para ca vitesh…”
Në një rubrikë me pyetje-përgjigje në Instagram, Alketa u shpreh:
“Hah, duhet ta bëja një edicion unë. Në rolin e producentes dhe gazetares së një reality show s’më keni imagjinuar, por do të ishte bast i fituar. Do ta prezantoja mirë, do ta ngrija nivelin, sepse te Big-u i Kosovës, me ç’shoh në rrjetet sociale, është tejkaluar çdo limit etik. Nuk jam për porno në mes të ditës, kurrsesi. Shoh skena që të krijojnë bezdi, diskomfort. Shtysa kryesore është “seksi shet”.
Për Alketën, nuk shet gjithmonë vetëm seksi dhe vulgariteti, ndaj ajo këmbëngul te rritja e nivelit të personazheve dhe narrativës. Megjithatë, moderatorja nuk i futi të gjithë në një thes, duke u shprehur se ka dhe personazhe që i pëlqejnë aty brenda:
“Formati, ama, është eksperiment social televiziv i provuar për numrat dhe suksesin. Nuk e kontestoj. Mendoj që, edhe duke rritur nivelin e personazheve dhe narrativën, sukses dhe lajm mund të prodhohet njësoj. I shpall luftë vulgaritetit dhe ata që futen do të doja shumë të kishin ç’të tregonin dhe sillnin. Ka personazhe interesantë që më kanë pëlqyer, ndaj s’dua ta përgjithësoj këtë qëndrim”, përfundoi ajo.

