Olta Gixhari: Luizi është një mashtrues profesionist

E ftuar në emsionin “Më lër të flas” të Romeo dhe Donald Veshaj, ajo foli për eksperiencën e saj në BBVA.

Olta foli edhe për rivalin e saj kryesor në BBVA, këngëtarin Luiz Ejlli.

“Luizi është super lojtar dhe për mua është një mashtrues profesionist”, ka thënë Gixhari.

Kujtojmë se Olta qëndroi në shtëpinë më të famshme në Shqipëri për gati 100 ditë.

Ajo vendosi të largohej me dëshirën e saj, pasi nuk mund ta përballonte më tutje mallin për djalin.

Aktorja e famshme ishte padyshim një prej emrave më të komentuar të Big Brother VIP Albania duke nxitur dhe duke u përfshirë në debate të forta brenda formatit.