Omicron po atakon më tepër të rinjtë aktivë
Varianti Omicron i virusit Covid-19 po e ndryshon profilin e të infektuarve dhe në javët e fundit, më të prekurit kanë rezultuar të rinjtë aktivë.
Referuar të dhënave nga institucionet e shëndetësisë shqiptare, fëmijët dhe adoleshentët nga 10-19 vjeç po rezultojnë si bartësit më të mëdhenj të virusit.
Te kjo grupmoshë, shkalla e pozitivitetit, raporti mes testimeve dhe infektimeve, përllogaritet në rreth 31%. Thënë ndryshe, në 10 tamponë të kryer, së paku tre rezultojnë pozitivë.