Onkologu Bislimi falënderon mjekët e Infektivës: ‘Ju paçim gjithmonë’

Mjeku kosovar, onkologu i njohur, Arben A. Bislimi i ka falënderuar publikisht kolegët e Infektivës, të cilët i ndihmuan ta kalojë më lehtë sfidën e quajtur Covid-19.

“Ju paçim gjithmonë”, ka thënë onkologu Bislimi, përcjellë Mediafokus.info.

‘Gjatë periudhës 12 ditëshe të qëndrimit tonë në Klinikën Infektive, sfidës me Covid 19, përveç problemeve që kishim me shëndetin, pamë edhe anën njerëzore e humane të jetës!

Faleminderit kolegëve nga Klinika e ONKOLOGJISË, të gjithëve, për mbështetjen, kujdesin dhe gatishmërinë për të na dalë në ndihmë në çdo moment e kohë. “Miku i mirë në ditë të vështirë”.

Faleminderit Klinika Infektive për çdo gjë…

Zoti ju nderoftë dhe ju ruajt!

Ju paqim gjithmonë.

Arbeni & Bardha 🤲’/Mediafokus.info/