Operacioni i madh i policisë, arrestohet djali i Naser Kelmendit
Njësitë Speciale të Bosnje Hercegovinës e kanë arrestuar Elvis Kelmendin, djalin e biznesmenit të akuzuar për trafikim të drogës, krim të organizuar e vepra tjera penale.
Për vepra kriminale akuzohet edhe Elvis Kelmendi i cili u arrestua të martën bashkë me gjashtë persona të tjera në Sarajevë dhe Neum.
Aksioni i Policisë ka qenë i mbikëqyrur nga Prokuroria e Bosnje dhe Hercegovinës me urdhër të gjykatës shtetërore, raporton“n1”.
“Po kontrollohen disa objekte dhe mjete transporti me qëllim të mbledhjes së provave materiale”, thuhet në njoftim.

