Opinionisti i emisionit ‘Përputhen’ aksidentohet në Jordani
Opinionisti shqiptar, i njohur sidomos nga formati ‘Përputhen’ është aksidentuar në Jordani, ku ndodhej për pushime.
Vetë Arjan Konomi ka treguar për aksidentin dhe se është shtruar në spital për kurim.
“Tungjatjeta miq. Siç po më shikoni këtu në kushte jo të mira dua të ndaj me ju një fatkeqësi më ndodhi. Ndodhem në spitalin e Amman-it. Dje kam bërë një ndërhyrje kirurgjikale të krahut tim të cilin desh e humba por për fat të mirë ka shpresë akoma që ta kem. Nuk di ç’ka t’iu them tjetër. Nëse ju kam munguar në Instagram është për këto arsye”, ka shkruar Konomi.

