Opozita i kërkon Alban Hysenit shkarkimin e zyrtarit për Preshevë

Komiteti për Bashkëpunim Ndërkufitar i Kuvendit Komunal të Gjilanit, nëpërmjet një reagimi për media, i ka kërkuar kryetarit të kësaj Komune, Alban Hyseni, shkarkimin e zyrtarit për Preshevë, Aid Berisha.

Komunikata e plotë e LDK-së:

Komiteti për Bashkëpunim Ndërkufitar rekomandon shkarkimin e Aid Berishës nga drejtimi i Zyres për Preshevë.

Gjatë takimit të rregullt të Komitetit për Bashkëpunim Ndërkufitar patëm në interpelancë personin e angazhuar (me kontratë në vepër) në Zyren për Preshevë, Aid Berishën. Gjatë diskutimit, pamë se ai është tërësisht i paaftë për ta drejtuar atë institucion. Në afro 30 pyetjet që i bëmë, dukej qartë se ai nuk i ka as njohuritë më elementare për Luginën e Preshevës, si dhe për luginasit që jetojnë në Kosovë.

Është e papranueshme tallja e luginasve, duke emëruar njerëz në Zyrën për Preshevë, që nuk marrin fare erë në çështjet e saj.

I bëjmë thirrje kryetarit të Komunës që urgjentisht ta emëroj dikë tjetër në këtë post, dikë më të përgatitur, dikë që mund sado pak t’i ndihmojë luginasit, e jo të tallet me ta, duke zbatuar marrëveshje të jashtëligjshme politike.

Latif Maliqi
Kryesues i Komitetit për Bashkëpunim Ndërkufitar

Zyra për Marrëdhënie me Publikun e LDK-së, Dega në Gjilan
11 gusht 2022