Opozita lëshon sallën e Kuvendit gjatë fjalimit të Kurtit

Opozita ka lëshuar sallën e Kuvendit derisa kryeministri Albin Kurti po mbante fjalimin me rastin e 14 vjetorit të shpalljes së pavarësisë.

Deputetët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së janë çuar nga ulëset e tyre dhe kanë dalë jashtë.

Kryetari i Kuvendit u ka bërë thirrje atyre që të sillen me dinjitet.

“Ju lutemi të sillemi me dinjitet, është dita e pavarësisë”, ka thënë Konjufca.