Opozitar, por zë i qytetarëve
Këshilltari Shefik Surdulli (PDK) po bëhet shembull konkret i bashkëpunimit me pozitën për interesa të qytetarëve të Gjilanit.
Ai sot ka shoqëruar në takimin me nënkryetarin e Komunës, një grup të qytetarëve, të cilët kanë problem me ujërat e zeza.
Njoftimin e ka postuar vetë nënkryetari Arbër Ismajli në profilin e tij:
Këshilltari komunal i Gjilanit z.Shefik Surdulli së bashku me një pjesë të banorëve të rrugës “Metush Krasniqi” ishte në vizitë për t’i dalë në krahë në zgjidhjen e një problemi që kanë këta banorë rreth ujërave të zeza.
Ne u zotuam ta fusim në planin e prokurimit për vitin 2020 dhe në pranverë të intervenojmë në sanimin e këtij problemi për banorët e kësaj lagjje!
Përgëzoj Shefikun për angazhimin e tij serioz për t’i dalë në krahë banorëve të rrugës ” Metush Krasniqi”.
Bashkëpunimet e tilla pozitë-opozitë janë në interes të ndërtimit dhe rregullimit të jetës publike të të gjithë qytetarëve.
Bashkë me suksese të reja, ka shkruar Ismajli./mediafokus/

