“Ora e shkrimtarit” vjen nesër në Gjilan me Ibrahim Kadriun

PenQendra e shkrimtarëve të Kosovës, nesër (e mërkurë, 16 tetor, ora 13:00) vjen në Gjilan, përkatësisht në Bibliotekën e qytetit “Fan S. Noli”, përmes projektit “Ora e shkrimtarit”, e cila kësaj radhe, protagonist kryesor ka shkrimtarin e mirënjohur kosovar, madje dhe në përmasa ndërkombëtare, Ibrahim Kadriun.

Për natyrën e kësaj “Ore…” si dhe krjimtarinë e Ibrahim Kadriut, pritet të flasin studiuesi i letërsisë si dhe poeti Sali Bashota dhe romansieri e publicisti Binak Kelmendi.

Ndërsa pyetjes themelore të kësaj “Ore-je” – PËRSE SHKRUAJ, do t’i përgjigjet vetë Ibrahim Kadriu, i cili, natyrisht përmes një bashkëbisedimi, do t’iu përgjigjet edhe interesimeve të tjera të të pranishmëve.

Mirë ardhshi …