Ore, e kuptoni që Kosova po mbetet pa të ardhme?
Ardian Azemi
Ne edhe mund t’i shndërrojmë në hajgare sjelljet e tij si opozitar me ato si populist i lodhur në pushtet.
Por ama, ajo çfarë s’mund të kthehet në hajgare, janë pasojat që po i lë pas.
Dëmet që Albin Kurti ia ka bërë Kosovës nuk janë thjesht politike, janë strukturore, morale, shpirtërore. Janë rrënim i besimit në të ardhmen.
A nuk po ju duket se Kosova është zbrazë e rrugët kanë mbetë thatë?
Ore, e kuptoni që Kosova po mbetet pa të ardhme?
Dorën në zemër, unë e kam ditur që është mashtrues, por nuk e kam ditur se është kaq i zbrazët nga ndjenja për vendin.
Nuk kam besuar kurrë se Kosova për të do të bëhej kaq lehtë një objekt i manipulimit, një tokë që nuk e ndjen, një popull që e përdor si dekor për pushtet.
Ai s’ka ardhur si njeri që kërkon drejtësi, por si dikush që kërkon fuqi, edhe kur drejtësia duhet flijuar.
Sot, Kosova nuk po udhëhiqet, ajo po testohet, një test që ka koston e lartë.
Mbajeni mend këtë!

